Zjarret në Greqi kërcënojnë edhe zonën e Amigdhaleza, si dhe malin e Parnitha ku janë strehuar 700 emigrantë.

Emigrantët do të vendosen përkohësisht në qendrat e Malakasa dhe Petru Rali.

Ministri i Emigracionit deklaroi se nuk duhet numri i saktë, pasi trafikantët punojnë çdo ditë dhe mund të jenë dhe më shumë se 700.

Sipas Protothema në Amygdaleza është dhënë një urdhër evakuimi paraprak për shkak të zjarrit në Parnitha. 700 persona që do të transportohen me autobusë drejt Malakasës dhe strukturës në Petrou Ralli.

Forcat tokësore dhe ajrore kanë luftuar me flakët që nga e marta për të kontrolluar frontin e madh të zjarrit që shpërtheu në zonën e Fisit. Përpjekjet janë përqendruar në parandalimin e lëvizjes së zjarrit drejt kreshtës së Parnitës.

Sipas Zjarrfikësve, zjarri i rënë mesditën e së martës në Fyli në periferi të malit të Parnitës është në vijimësi dhe po shkon në lindje drejt Dardizës, Shën Joanit Rus dhe Agia Paraskevi, ndërsa për shkak të erërave të forta, shumë flakë- vërehen në ngritje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *