Autortitet greke po përballen me një problem jetik në Korfuz dhe Lefkadha, mungesa e ujit të pijshëm, dhe për zgjidhjen e tij i kanë sytë nga Shqipëria. Gazeta lokale Corfupress i ka dedikuar një artikull kësaj problematike, me titull “Ujë nga Shqipëria apo nga Sagiadha”.

Në artikull thuhet se organet lokale janë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e lartë të qeverisë, për të pasur një rrugëzgjidhje për ofrimin e ujit të pijshëm nga Shqipëria. Konsiderohet një zgjidhje optimale dhe mjaft premtuese, marrja e ujit përmes një tubacioni nënujor drejt Korfuzit nga burimet në Syrin e Kaltër të Shqipërisë.

Qeveria greke e konsideron këtë projekt si mundësi të mirë të bashkëpunimit dypalësh që nuk do të ndikohet nga tensionet mes dy vendeve që e kanë pikënisjen tek arrestimi i Fredi Belerit.

Gazeta shkruan ndër të tjera se edhe zona e jugur të Italisë pritet të furnizohet nga burime ujore të Gjirokastrës, përmes një projekti që po diskutohet në programet trans europiane të financuara nga qeveria italiane, për ndërtimin e një tubacioni nënujor 85 km të gjatë me një kosto prej rreth 1 miliard euro.

Gjithësesi organet lokale të prefekturës së Jonit vlerësojnë se përveç projektit të ujit nga syri i Kaltër shohin më të realizueshme shfrytëzimin e burimeve që ndodhen përballë Korfuzit, në veri të Sajadhës, pranë kuforit grekoshqiptar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds