Greqia planifikon të blejë dronët switchbleid  nga Shtetet e Bashkuara të amerikës për të forcuar më tej forcat e saj të armatosura ndërsa po e rimerr veten pas krizës së borxheve që zgjati për një dekadë, thanë dy burime të mërkurën.

 Athina ka hartuar një plan për blerjen 10-miliardë dollarëshe që përfshin blerjen e 40 avionëve të rinj luftarakë F-35 nga SHBA dhe tre fregata nga Franca.

 switchblaid, i prodhuar nga AeroVironment Inc. fluturon drejt një objektivi dhe shpërthen. Ai ka fituar vëmendje sepse ushtria ukrainase po e përdor për të goditur trupat ruse.

“Ne kemi zgjedhur llojin Sëitchblade nga SHBA,” i tha Rojters një zyrtar grek me njohuri për këtë çështje. Burimi nuk specifikoi se sa dronë do të blejë Athina.

Një zyrtar i dytë tha se kostoja do të jetë 75.2 milionë euro. Burimi tha se shefat e shtabit miratuan dy lloje donësh Sëitchblade me rreze veprimi deri në 20 dhe 40 km

. Furnizimi do të plotësojë raketat antitank Spike që Athina ra dakord të blinte nga Izraeli dhe planifikon t’i dërgojë në ishujt e saj në Egje.

Athina gjithashtu planifikon të prodhojë sistemet e veta të dronëve dhe sistemet anti-dronë. Greqia dhe Turqia, aleatë të NATO-s, kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje rreth një morie çështjesh, mes të cilave fillimin dhe mbarimin e shelfeve të tyre kontinentale, burimet e energjisë, fluturimet mbi Egje dhe ishullin e Qipros të ndarë etnikisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds