Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot pamje nga kantieri i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës.

Koçiu u shpreh se godina do të përfshijë krahas sallave të dedikuara për kirurgjinë e zemrës dhe një repart te specializuar reanimacioni dhe teknologjinë më të fundit për shërbimet e kardiokirurgjisë”, shkruan Koçiu në rrjetet sociale.

Projekti për Spitalin e Kardiokirurgjisë do t’i shtohet zinxhirit të shërbimeve të rilindura shëndetësore të QSUT-së, që do të mundësojë rritjen e kapaciteteve të shërbimeve të kardiokirurgjisë dhe kirurgjisë vasale, përmirësimin e teknologjisë dhe kushteve të punës për personelin e këtij spitali dhe shërbime më cilësore për pacientët.

Ky projekt përfshin 4203 m2 sipërfaqe ndërtimi, katër salla operacioni, infrastrukturë moderne dhe pajisje të teknologjisë së lartë, ndërsa ka një kapacitet prej 80 shtretërish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds