Gjykata Kushtetuese do të mblidhet këtë të premte për të shqyrtuar ankimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur një vit më parë nga Gjykata e Posaçme.

Gazetari Osman Stafa raporton se Kushtetuesja pritet të dalë me vendim ditën e sotme. Lideri i opozitës kërkon që të shpallet antikushtetuese masa e SPAK, e lënë në fuqi edhe nga dy shkallët e gjyqësorit.

Berisha ankimoi fillimisht në Kushtetuese masat e SPAK për bllokim pasaporte dhe detyrimin e paraqitjes.

Berisha nuk i zbatoi fillisht duke argumentuar se drejtësia duhet të kishte marrë miratimin nga Kuvendi, për të vijuar më pas procedurat.

Gjykata Kushtetuese në seancën e 21 nëntorit 2024, deklaroi se sa i takon vendimit për të dalë jashtë vendit ai është jo proporcional dhe u rrëzua, ndërsa sa i takon masës detyrim paraqitje, Kushtetuesja arsyetoi se drejtësia mund të veprojë pa marrë konfirmimin.

Sali Berisha qëndroi në arrest shtëpie për 333 ditë.

Ndërkohë, Apeli i Posaçëm me vendimin e datës 3 janar 2025 riktheu masën detyrim paraqitje për Berishën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds