Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Xhelal Rraja, vëllain e ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja.

Mësohet se ai kërkoi përmes avokatit të tij Eltin Hyseni, t’i jepet një masë më e lehtë.

“Më lejoni një masë më të lehtë se kam probleme shëndetësore”, citohet të ketë thënë ai.

Ai u arrestua të mërkurën e kësaj jave, pasi ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje. Atij i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, dhe u vu në pranga në vijim të operacionit “Revanshi”.

Xhelal Rraja, nga përgjimet e SKY rezulton se është pjesë e grupit të Durim Bamit dhe Endrit Dokles, dhe kundërshtar i Vis Martinajt dhe Arben Ndokës.

Në dosjen e SPAK, ai rezultonte se ishte pjesë e këtij grupi, ai ka tentuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Sipas planit, Ndoka do të vritej teksa shkonte të pinte kafen e ngushëllimit në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.

Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën, në 2021.

Ndërkohë djali i Xhelalit, Ramazani, ndodhet në burg pasi u arrestua si person i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds