Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Berishën ditën e sotme. Revokimi i masës është bërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie, pasi SPAK ngriti ndaj tij akuzën për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.Berisha ka mbërritur në selinë e PD, i pritur nga qindra mbështetës.
Kreu i Partisë Demokratike, mbajti fjalimin e tij të parë pas lirimit nga arresti shtëpiak, duke falënderuar mbështetësit e tij dhe shprehur mirënjohjen për ata që e mbështetën gjatë periudhës së tij të ndaluar.Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së demokratëve dhe miqve ndërkombëtarë.