Qeveria e kryeministrit Rishi Sunak prezantoi këtë të hënë një paketë të masash kundra emigrantëve ilegal.
Këto masa ndëshkuese përfshinë punëdhënësit e emigrantëve ilegal dhe pronarët e banesave që ua japin me qira banesat. Nga sot nëse një punëdhënësi i kapet i punësuar një emigrant ilegal gjoba nga 10.000 stërlina shkon në 45.000. Nëse punëdhënësi kapet përsëri me punonjës ilegal gjoba shkon në 60.000 stërlina.
Sakaq ndëshkimet kapin edhe pronarët që japim shtëpi me qera. Është detyrë e tyre të kontrollojnë nëse qiramarrësit kanë leje qëndrimi apo jo në Angli. Dhënia e shtëpisë me qera një emigranti ilegal do të gjobitet me 1000 stërlina. Në rast përsëritje gjoba shkon në 5.000 stërlina.
Këto masa të reja të qeverisë angleze përfshinë edhe ngritjen e një qendre koordinimi bashkë me kompanitë e Facebook, Instagram dhe Tik Tok për të fshirë postimet në formë reklame që ofrojnë trafik emigrantësh nga Franca dhe Belgjika drejt Anglisë.
Një investigim të shtunën në Daily Mail zbuloi një biznes të ri të grupeve kriminale shqiptare.
Krahas trafikut të emigranteve nga Europa në Angli ata përmes kamionëve për 2500 stërlina, ofron nxjerrjen nga Anglia të shqiptarëve të kërkuar për krime.
Aktualisht thotë Daily Mail, janë 38 shqiptarë të kërkuar nga policia angleze 9 prej tyre të përfshirë në vrasje dhe njëri për përdhunimin e një 16-vjeçareje angleze.