Shpesh herë qytetarët të paduruar edhe nga vapa e kësaj vere i bien rrugës më shkurt dhe nuk kalojnë tek vijat e bardha duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke u bërë një potencial serioz për aksidente rrugore. Qytetarët rrezikojnë jo vetëm veten e tyre, por edhe drejtuesit e automjeteve duke kaluar mes për mes rrugëve, sidomos këto ditë vere kur qyteti është i mbushur me automjete nga emigrantët që kanë ardhur për pushime.

Me kamerën tonë sot filmuam disa raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga qytetarët.

Policia Rrugore ka ngritur disa herë shqetësimin për mungesën e edukatës rrugore dhe papërgjegjshmërinë e këmbësorëve në rrugë. Por një situatë e tillë nuk do të tolerohet dhe pas 7 vitesh nga hyrja në fuqi të dispozitave ligjore, Policia Rrugore ka nisur aplikimin e gjobave edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Në nenin 188 të Kodit Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë Lekë.

Pavarësisht se gjobat parashikohen deri në 2 mijë Lekë, policia ka zgjedhur që fillimisht të aplikojë gjoba deri në 1 mijë Lekë, kjo edhe si një masë sensibilizuese.

Sipas INSTAT, këmbësorët janë të dytët për shkakun kryesor të aksidenteve rrugore. Në 16 % të rasteve aksidentet ndodhin për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds