Gjermania është duke punuar për hartimin e listës së bunkerëve që mund të ofrojnë strehim urgjent për civilët në rast lufte, shkruan der Speigel.

Sipas medias së njohur gjermane, pohimi se bodrumet, parkingjet nëntokësore, pronat private dhe stacionet e metrosë mund të shndërrohen në vendstrehime vjen nga vetë ministria e brendshme gjermane, së bashku me një aplikacion të veçantë që tregon se ku është bunkeri më i afërt.

Që prej fillimi të agresionit rus në Ukrainë, Gjermania i ka shtuar përpjekjet për vetëmbrojtje. Plani i fundit vjen në një kohë rritjeje të tensioneve me Rusinë, sidomos pas lëshimit të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi ATACMS nga ana e Kievit thellë në territorin rus dhe kundërpërgjigjes së Moskës me një raketë balistike ndërkontinentale.

Në Gjermani llogaritet të ketë gati 580 vendstrehime për qëllime të mbrojtjes civile, me një kapacitet prej rreth 500 mijë vjetësh. Ndërkohë i vetmi vend me bunkerë bërthamorë të mjaftueshëm për të strehuar të gjithë popullsinë e saj, madje edhe më tepër se aq është Zvicra

Që nga viti 1963, të gjitha shtëpitë, duke përfshirë ndërtesat e banimit, e kanë të detyrueshëm krijimin e vendstrehimi atomik. Deri në vitin 2006, Zvicra kishte mbi 300,000 të tilla, 5000 nga të cilat publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds