Një trup i pajetë është gjetur pasditen e djeshme pranë spitalit “ Memorial” në Fier. Gjithashtu bëhet me dije se trupi i pajetë është i seksit mashkull, rreth 55 vjeç. Po ashtu kanë qënë banorët e rastit që kanë pikasur viktimën, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Pasi kanë mbërritur në vendngjarje ekspertët kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë konstatuar se vdekja ka qënë natyrale dhe në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së viktimës, dhe identifikimin e tij, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit të Fierit.