Policia njofton se gjendet pa shenja jete shtetasi Arian Konda, 59- vjeçari që u shpall i humbur dy ditë më parë.
Në datën 29.05.2023, rreth orës 14:25, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në një kanal në afërsi rrethrrotullimit të Plugut shtetasi A. K 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.
Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds