Policia Rrugore e Fierit është e pranishme 24 orë në 7 ditë javës, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë muajit tetor 2024, janë vënë në pranga 25 drejtues mjetesh, nga këta 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Kontrollet e shtuara si dhe monitorimi me anë të dronëve kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës,

rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet.

Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.

Si rezultat, gjatë muajit tetor, janë ndëshkuar administrativisht në total 7077 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

3127 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

448 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;

459 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

271 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

324 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

23 drejtues mjeti për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

430 drejtues për mosrespektimin e sinjalistikës rrugore.

1995 drejtues për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds