Gazetarët profesionistë të qarkut Fier kanë organizuar një takim me synim krijimin e një sindikatës së pavarur të Gazetarëve.
Merrnin pjesë gazetarët e Lushnjes, Fierit, Elbasanit, Vlorës si dhe gazetarë të akredituar në vendet e rajonit si Kosova Maqedonia e veriut, Mali i Zi.
Kjo iniciativë e nisur dhe e mbështetur nga shoqatat e gazetarëve profesionistë sindikalistë nga Amerika të cilët ishin në mbështetje.
Problemet e gazetarëve janë të shumta si në çdo sektor tjetër, si në aspektin ekonomik, profesional për shkak të trysnisë mbytëse nga pushteti deri dhe tek akte ekstreme të kërcënimit kur preken interesat e pushtetarëvë apo dhe grupeve të tjera të interesit.
Pas një debati ballafaquar dhe diskutimeve për rreth tre orë,në përfundim është vendosur që edhe në vendin tonë të krijohet zinxhiri sindikatalist i gazetarëve dhe punonjës të medias të cilët do të kenë tashmë një dhomë avokatie tashmë për problemet që ata kanë.
Në përfundim u zgjodhën dhe struktura të përkohshme që do të merren me organizimin e të gjitha elementeve strukturore për një sindikatë mbi baza ligjore të qëndrueshme.