Në Bashkinë Rroskovec ka filluar prej 8 muajsh, funksionimi i fushës së kompostimit të mbetjeve bimore dhe mbetjeve letër e karton. Sipas përgjegjësit të kësaj  pike Xhevahir Musko, gjatë 8 muajve u arrit realizimi i mbledhjes, presimit dhe shitjes së 16 ton mbetje karton falë bashkëpunimit me bizneset dhe qytetarët si dhe mbledhja e rreth 200 ton mbetje bimore të cilat janë ricikluar tashmë për t”u kthyer në pleh organik. 

Po sipas përgjegjësit Musko, në këtë fushë të vendosur pranë Marinzës rreth një muaj më parë u arrit edhe shitja e 12 ton kartonëve duke siguruar, jo vetëm të ardhura të konsiderueshme për Bashkinë të cilat do të përkthehen në shërbime për komunitetin, por ndërkohë duke kursyer dhe 12 euro për ton, tarifa për depozitimin e mbetjeve urbane në landfillin e  inceneratorit të Fierit. 

Musko sqaron se ky proces kryhet sipas një grafiku ditor, duke ndarë në zona grumbullimin e mbetjeve bimore dhe më pas vijohet më riciklimin për të përfunduar më procesin e grirjes. Mbetjet i nënshtrohen procesit të kompostimit për t”u shndërruar në pleh organik. Ky produkt do të përdoret nga fermerët e zonës për pasurimin e tokës me lëndë ushqyese dhe për të pasuruar dheun në parqet dhe hapësirat e gjelbërta të Bashkisë. Ky model i ekonomisë qarkulluese është një ndër prioritetet e qeverisë për vitin 2023, ndërkohë që aktualisht qendrat e kompostimit janë funksionale në tre bashki të vendit, Cërrik, Belsh dhë Rroskovec. Projekti në të ardhmen do të zbatohet edhe në bashkitë e tjera të qarkut Fier dhe kjo pritet të ndikojë ndjeshëm në uljen e volumit të mbetjeve të inceneratori  i cili vijon të mbetet jofunksional.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *