Që nga mbyllja e Rafinerisë së Ballshit, fshati Poçëm, në bashkinë Mallakastër vuan mungesën e ujit të pijshëm. Banorët e zemëruar thonë se është e papranueshme që në një fshat i cili fle mbi burime uji, rubinetat e çesmave të jenë bosh. Ata tregojnë se punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri janë jocilësore dhe nuk mund të furnizojnë 50 banesat e fshatit.

Banorët detyohen të mbushin ujë në burimet më të afërta, sepse edhe kur vjen uji i pijshëm në banesa është i pistë.

Kemi nivelin më të lartë të burimeve natyrore për frymë thonë banorët dhe vuajmë për pikën e ujit. Këtë situatë paradoksale nuk e pranojmë thonë ata të indinjuar teksa apelojnë njëzëri për zgjidhje të shpejtë të situatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds