Prej më shumë se 5 vitesh shembja masive e malit vijon të mbajë të bllokuar aksin Levan – Tepelenë. Shpesh herë kjo pjesë rruge është bërë burim aksidentesh me pasojë edhe vdekjen. Aksidenti i fundit në këte pjesë rruge ndodhi para disa ditësh, ku nje automjet përfundoi i përmbysur anës rrugës. Para 5 vitesh Autoriteti Rugor u shpreh se devijimi do të ishte i përkohshëm, por situata mbetet e njejtë.
Levan – Tepelenë është një ndër rrugët më të frekuentuara jo vetëm se eshtë arterie kryesore e jugut, por edhe për shkak të sezonit turistik. Prej vitesh ky segment mbetet problematik, i mungon sinjalistika si edhe ndriçimi. Kjo situatë ka rritur frikën e turistëve që i drejtohen qytetit në orët e vona gjithashtu dhe të banorëve të këtyre zonave për të lëvizur gjatë natës.
Problemi evidentohet edhe nga drejtuesit e automjeteve që e bëjnë këtë rrugë për shkaqe të ndryshme, turizëm e deri tek arsyet e punës.