Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi dje të dënojë me dy vjet burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.  

Zoti Beleri, i cili gjatë gjithë kohës ka folur për një burgosje politike të tij, përsëriti të njejtin qëndrim dhe në Gjykatë, ndërsa ka akuzuar Prokurorinë se ka sajuar faktet dhe provat kundër tij.  

Gjykata gjeti fajtor dhe Pandeli Kokaveshin, bashkëpunëtorin e zotit Beleri.  

Dënimi i tij me 1 vit e 6 muaj burg u konvertua me 3 vite shërbim prove, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Zoti Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar, pasi më herët një banor i Himarës, Arsen Rama i ishte ofruar Policisë të rregjistronte bisedat dhe veprimet me të, për blerje të votave në favor të tij.  

Sipas Prokurorisë, Ramës i janë dhënë shuma monetare prej 5 mijë lekësh për 8 persona, emrat e të cilëve ishin në një listë që ai ia kishte dorëzuar Belerit.

Vetë Rama do të përfitonte një shpërblim prej 300 eurosh. Paratë për personat që do duhej të votonin në emër të zotit Beleri janë dhënë nga bashkëpunëtori i këtij të fundit, Pandeli Kokaveshi.Gjykata vendosi ta dënojë më 2 vjet burgim zotin Beleri.

Avokati i tij, deklaroi menjëherë më pas se do të bëhej ankim, duke përsëritur dhe ai, se bëhej fjalë për “një vendim dhe dënim politik siç e ka porositur kryeministri Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds