Pak orë para sfidës së radhës së Shqipërisë, që përballet në Dyserldolf me Spanjës, UEFA i ka dedikuar një postim në rrjete sociale tifozëve kuqezi, që kanë rënë në sy këtë kampionat më shumë se çdo tifozeri tjetër.

Në “Instagram”, UEFA ka shpërndarë foto të shqiptarëve me shqiponjën kuqezi të pikturuar në fytyrë.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës. Një sfidë vendimtare ku kuqezinjtë do të kërkojnë kualifikimin për në raundin e 1/16-ave. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit, i cili do të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë që do të mbështesin deri në fund Kombëtaren për të arritur një rezultat historik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds