Pika e kalimit kufitar të Kapshticës po përballet me një fluks të shtuar udhëtarësh gjatë këtyre ditëve, si pasojë e lëvizjeve masive për festat e fundvitit.

Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4931 shtetas në hyrje dhe 2701 shtetas në dalje.

Për të përballuar këtë fluks sidomos në hyrje autoritetet tona po punojnë me sportele maksimale duke i alternuar në varësi të situatës.

Kujtojmë se gjatë 1 jave nga kjo pikë kalimi kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 50 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds