Më shumë se 60 fëmijë, paraqiten cdo ditë në urgjencën e pediatrisë së Beratit me virozë të stinës për vizitë mjeskore, ndërsa numri shtrimeve spitalore në ditë, arrin në 20. Ndërkohë me virusin covd 19 janë paraqitur 19 raste, 4 prej tyre kanë patur kompikacione me frymëmarrjen dhe janë dërguar në tiranë për ndihmë më të specializuar.
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vëndin kanë shtuar rastet e virozave të stinës tek fëmijët, që kanë kërkuar ndihmën e urgjencës së pediatris së Beratit. Mjeku Vladimir Kumaraku thotë se numri i fëmijëve që paraqiten cdo ditë në urgjenc është mbi 60, ndërsa rastet që kanë nevojë për shtrime arrinë në 20.
Shqetësues është fakti i shfaqjes së virusit covid 19 , ku në Berat, janë regjistruar 19 raste tek fëmijët.
Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat,mjeku Vladimir Kumaraku bënë apel që mos të neglizhohen viruset pasi bashkë me virozat e stinës, qarkullon edhe virusi covid 19.
19 fëmijë janë paraqitur me covid 19 ndërsa 4 prej tyre, thotë mjeku, janë dërguar në spitalin e Tiranës pasi kanë patur kompikacione respiratore.
Mjeku ka këshilluar prindërit që të shmangin ekspozimin e fëmijëve në temperaturat e larta , sidomos nga ora 12 deri në 16 kur janë dhe oraret e pikut të të nxehtit, pasi efekti i tempratuarve të larta mund të ndikojnë në organizmin e fëmijëve.