Ekipi I futbollit të Lushnjës “mundet” nga Valbona në “Roza Haxhiu”.

Një tjetër humbje 0-2 për verdhejeshilët në javën e 11-të kampionatit për kategorinë e parë.

Kësaj here në shtëpi, në tempullin e futbollit lushnjar.

 Pas humbjen së javës së 10-të në transfertë në Vlorë me Flamurtarin, lushnjarët marrin një tjetër goditje kësaj rradhe nga Valbona e Tropojës.

Miqtë veriorë mbanin dhe mbajnë vendin parafundit në klasifikim dhe ishin më të motivuar për fitore me dy gola të realizuar në minutat 23′ dhe 43′ të pjesës së parë.

 Humbjen në shtëpi nuk e kanë përtypur dot tifozët e zjarrtë të cilët shpresuar në një riorganizim ku hapësirat do të ishin kryesisht për të rinjtë lushnjarë por për çudi, ditën e djelë në takimin javës së 11-të  kanë parë në fushë një formacion i cili ka rezultuar humbës, rezultate që tre javë më parë i kushtoi pankinën ish trajnerit Magani.

Analistët sportivë por edhe tifozeria lushnjare kanë pritur ndryshimin por gjithçka pas një entuziazmi dhe një fitoreje me Kukësin dhe një takimi dinjitoz në Vlorë, zë vend shprehja e popullit ” lumi do shkojë në shtratin e vet”.

Lushnja mban vendin e 8-të në klasifikim me pikë të barabarta me vendin e 7-të  Apoloninë,  dhe ka pas saj Korabin me 11 pikë, Kukësin me 10 pikë, Valbonën me 9 pikë dhe në fund mbyll tabelën e renditjes Erzeni i Shijakut me 2 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds