Qeveria shqiptare avancon përpjekjet për të realizuar ambicien e kthimit të vendit tonë në eksportues të energjisë elektrike. Në prezencë të kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Georgia Meloni, zëvevndës kryeministria Belinda Ballku njëherazi ministre për ifrastrukturën dhe energjinë sëbashku me homologun italian dhe atë të Emirateve të Bashkuara nënshkruan një marrëveshje tre-palëshe bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje Shqipëri-Itali-Emiratet e Bashkuara Arabe parashikon një investim në realizimin e lidhjes nënujore të rrjetit të shpërndarjes të energjisë në detin Adriatik përfshi investime në rritjen e prodhimit të energjisë në vendin tonë përmes energjisë së rinovueshme. Në Emiratet e Bashkuara Arabe kryeministri Edi Rama mori pjesë në samitin global për energjinë e pastër. Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është ndërkohë që flasim 100 % nga burime të ripërtëritshme.

Përqindja e energjisë së përsëritshme të Shqipërisë në kërkesën fundore për energji është 44 %. Kjo e bën Shqipërinë pjesë të vendeve që janë në krye të listës së vendeve europiane dhe bashkë me vendet skandinave kur vjen fjala për përqindjen e energjisë së përtëritshme, pra për numrin për masën e kësaj energjie, për kërkesën fundore për energji.

 Kryeminisrtri Edi Rama vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Partneriteti i Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe në sektorin energjetik është shumë i rëndësishëm. Në këtë drejtim bashkëpunimi që ka nisur midis kompanisë shtetërore të energjisë (KESH) në Shqipëri dhe Masdar-it synon të zhvillojë deri në 3 gigavat prodhim të energjisë së përtëritshme, për të pasur një rrjet të integruar e të mirë organizuar në tregun europian.

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni bëri këtë koment për marrëveshjen tre-palëshe.

Italia është e lidhur në mënyrë tradicionale me Ballkanin Perëndimor, siç tregon dhe miqësia ime me kryeministrin Edi Rama dhe përgjatë kohës ka sjellë po kështu si rezultat edhe projekte në infrastrukturën energjetike. Në fakt, besojmë fort te ky projekt që përfshin tre qeveritë tona, si dhe sektorin tonë privat, operatorët e rrjetit energjetik dhe jam personalisht krenare për këtë nismë sepse tregon në mënyrë të prekshme forma të reja bashkëpunimi.

 Kjo nismë theksoi kryeministria e Italisë, është një hap konkret drejt një ndërlidhjeje mirëfilli globale, nga Azia në gji, nga Afrika e Veriut në Europë, e aftë për të furnizuar me energji në mënyrë të dykahshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds