Arrestohet në flagrancë teksa kujdesej për bimët  52-vjeçari G. T. Ai  kultivonte bimë narkotike cannabis sativa, në mes të tokës së mbjellë me pemë frutore në pronësi të tij. Kjo u bë e mundur si rezultat i kontrolleve të kryera në fshatra dhe në terrene malore të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, të mbështetura nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kafaraj” duke vënë në pranga shtetasin G. T., 52 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, Fier.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *