Në ditën e parë të aplikimit për skemat mbështetëse të bujqësisë ka pasur dyndje fermerësh në zyrat AREB Lushnje dhe Agropikës. Megjithëse aplikimi mund të bëhet edhe nëpërmjet sistemit on-line, fermerët preferojnë tradicionalisht dorëzimin e dokumenteve dhe aplikimin tek specialistët. Ka edhe fermerë që për efekt të moshës dhe pamundësisë për të përdorur teknologjinë e re, drejtohen pranë zyrave. Drejtori i AREB Lushnje zoti Ferdinand Shani u bën thirrje fermerëve të mos nxitohen pasi skema e këtij viti bën përfitues të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret.

Fermerët ndajnë mendime të ndryshme por konvertojnë në mendimin se skema e këtij viti është më e aksesueshme sesa vitet e tjera.

Sinkron fermerët Këtë vit nga skemat mbështetëse të bujqësisë sipas parashikimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds