Në kuadrin e zhvillimit ekonomik dhe urban të qytetit, Bashkia Lushnjë ka nisur ditën e sotme rikonstruktimet e disa  rrugëve  të qytetit.

Konkretisht  do të kryhen riasfaltimet në rrugën “Pavarësia”, në rrugën “Vedut Dokollari”,në rrugën “Uan Kondakciu”,dhe në rrugën “Halim Haxhiu”.

Rikonstruktimi i këtyre segmenteve rrugore duket se  është bërë i domosdoshëm për përmirësimin e infastukturës dhe rrjetit të brendshëm rrugor në qytet.

Këto ndërhyrje në këto rrugë të qytetit janë mëse të nevojshme për banorët që jetojnë në këto zona, pasi bëhet e mundur mbrojtja e ambientit dhe shëndetit të tyre.

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë ,zonja Eriselda Sefa ka njoftuar mëngjesin e sotëm në rrjetin social  Facebook se duke filluar nga  ,data 23,11,2024 do të fillojnë  punimet për riasfaltimin e disa rrugëve brënda qytetit të Lushnjës.

Menaxhimi i trafikut,  do të kryhet në bazë të planit të Menaxhimit të Trafikut.

Policia bashkiake i ka marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Kërkojmë  mirkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim ,shrehet  znj Sefa në shkrimin e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds