Kanë filluar punimet për rikonstruksionin total të rrugës që kalon nga postblloku i hyrjes veriore të qytetit, kalon perpara stacionit te trenit e mbaron tek rrethrrotullimi i ish- uzines se plastmasit.
Sistemimi kësaj rruge e cila aktualisht është larg kushteve normale të udhëtimit, shkaktuar jo vetëm nga amortizimi i shtresës së bazamentit, për shkak të mbingarkesës së përditshme, por edhe nga ndërhyrjet e shpeshta të ndërmarrjes për shtrirjen e tubacioneve të ujit, do të bëjë të mundur komoditetin e lëvizjeve të automjeteve dhe të udhëtarëve.
Gjithcka që lidhet me ndërtimin, shpenzimin dhe afatin e zbatimit të projektit, është bërë transparente edhe nëpërmjet një tabele e cila është vendosur në krye të rrugës.
Bëhet e ditur se gjerësia e kësaj rruge do të jetë 18 metër.
Unaza do të ketë trotuare në të dyja krahët , rrugëkalimi për bicikletat në të dy krahët , kanalizimet e ujrave të bardha ,me ndricim dhe sinjalistikë, doemos edhe gjelbërim si cdo rrugë e re në qytet.
Sic duket edhe në tabelën që shikoni në ekran, vlera e kontratës do të jetë 133.693.965 lekë.
Afati i punimeve do të jetë brenda 9 muajve.
Pavarësisht se në rrugë institucionale është informuar biznesi që ndodhet karshi segmentit rrugor, ndërtuesit kërkojnë mirëkuptimin e tyre dhe të qytetarëve me qëllim që t’u krijohen të gjitha kushtet lehtesuese për të punuar cdo dite normalisht e për ta mbaruar unazën brenda afatit të parashikuar sipas projektit.