Ka nisur sot shpërndarja e naftës pa akcizë për fermerët qe aplikuan në prill të vitit 2023.
Ata që aplikuan të parët pas thirrjes së Ministrisë së Bujqësisë,për skemat subvensionale, janë kontigjenti që po tërheqin edhe kartat e naftës. Momentalisht sasia e naftës që po jepet është vetëm për kulturat pranverore dhe jo për gjithë vitin.
Përfituesit pohojnë se këtë vit kanë marrë më pak sasi naftë për të njëjtën sipërfaqe për të cilën aplikan një vit më parë. Madje ka fermerë të cilët shprehen se për shkak të fushatës elektorale ka nisur dhënia e naftës pa akcizë në këtë periudhë.
SINKRONET .
Në total në Agjensinë Rajonale të Ekstensionit Bujqesor po shpërndahen 588 karta nafte për Lushnjën, 480 për Fierin, 180 për Gjirokastrën, 97 për Vlorën dhe 197 për Divjakën.
Përllogaritja e sasisë së naftës këtë vit është bërë në bazë të kulturave.
Për drithërat jepet 63 litër naftë për ha, për drufrutorët 81 litër për ha, për perimet 81 litër për ha dhe për foragjeret 96 l / ha.