Barazimi 0 me 0 i Shqipërisë me Ishujt Faroe si dhe kualifikini në Euro 2024 që do mbahet në Gjermani ka nxjerr në rrugë e sheshe në Fier qytetarë e sportashës të shumtë.
Me makina e flamuj ata kanë qarkulluar në rrugët kryesore të qytetit mes një atmosfere festive.
Shqipëria barazoi pa gola me Ishujt Faroe të hënën në stadiumin “Air Albania” i mbushur i tëri plot e përplot me sportdashës të cilët kishin ardhur për të parë Kombëtaren.
Trajneri Sylvinho aktivizoi futbollistë të cilët kishin pak minuta në sfidat zyrtare duke ndryshuar gjysmën e formacionit titullar në dallim nga ndeshjet e fundit.
Kombëtarja është në krye të grupit kualifikues të Euro 2024 me një rekord prej 15 pikë, po aq sa Çekia që u kualifikua e dyta pas fitores 3 – 0 me Moldavinë.
Pas ndeshjes u zbulua edhe logo e Kombëtares Shqiptare për Euro 2024 me moton; Po ku ka si ti o Shqipëria ime.