Një banesë në katin e dytë të një pallati tre katësh në Mbrostar-Ura, në Fier, është përfshirë nga flakët.
Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodhej vetëm një e moshuar rreth të 70- ave e identifikuar si Roza Shahu e cila jeton e vetme.
Punonjëset e qendrës shëndetesore të zonës kanë lajmëruar të parët shërbimin zjarrfikës , ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu dhe ambulanca.
E moshuara është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në perpjekje për t’u shpëtuar flakëve e moshuara ka tentuar të dalë nga dritarja duke pësuar dëmtime të lehta në trup.
Sipas shefit të repartit zjarrfikës në Fier Zija Hyka te gjitha orendite jane shkrumbuar ndërkohë që neutralizimi i shpejt i situatës nuk ka lejuar përhapjen e flakëve në banesat e tjera të këtij pallati.
Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe banorët e pallatit të cilët kanë ndërhyrë të parët për të shuar flakët me mjete rrethanore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *