Shtetasi i shpallur në kërkim Duelim Kamberaj, 49 vjeç, u ndalua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Në vitin 2017, ky shtetas ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), shtetasin O. M..

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 45 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 34 vjeç.

Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. H., 26 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe një grirëse plastike.

Përsëri Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier reaguan për abuzimin në rrjetet sociale, ku shtetasja M. Z., 23 vjeçe, banuese në Fier, dyshohet se ka fyer nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetase 20 vjeçe. Materialet u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lire për këtë shtetase.

Kurse Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. Ç., 56 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, në subjektin e tij, pa leje;

-S. H., 19 vjeç, banues në Kolonjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte, një shtetas 14 vjeç;

-D. B., 37 vjeç, banues në fshatin Çukas i Ri, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds