Segmenti rrugor Patos – Margllic në pjesën e fshatit Dukas- Bregas është tërësisht i amortizuar duke u kthyer në makthin më të madh të drejtuesve të automjeteve dhe banorëve të zonës. Ata pohojnë në kulmin e indinjtatës se 35 metra rrugë e mbetur pa investim që pas rrëshkitjes së dherave në vitin 2020, po i penalizon së tepërmi , duke u dëmtuar rëndë automjetet .
Sipas tyre në këtë segment mjaft të frekuentuar qarkullojnë cdo ditë qindra automjete të tonazheve të ndryshme të cilat në segmentin prej 35- metra janë bërë jo pak herë edhe burim aksidenti.
Drejtuesit e automjeteve pohojnë gjithashtu se në këtë segment të rikonstruktuar rreth dy dekada më parë ka dhe mungesë të sinjalistikës dhe sipas tyre kjo është e papranueshme pasi lidh disa fshatra. Ata kanë apeluar njëzëri për rikonstruksionin e shpejtë të gjitha problematikave qe ka i gjithë segmenti rrugor prej gati tre kilometra , dhe vecanërisht ndërhyrje në pjesën e amortizuar në Dukas – Bregas.