Vjedhjet e njëpasnjëshme në objektin e një pularie në Fier, kanë qënë një problem i shpeshtë për pronarin Agim Driza. Në një prononcim për mediat, ai ka denoncuar vjedhjen e kabllit në një kollonë rrufepritëse të ngritur pas një vetëtime e cila dogji të gjitha pajisjet kompjuterike, vjedhur nga një prej punëtorëve të firmës. Nuk e mendoja kurrë, se hajduti ishte mes nesh, kur kamerat e sigurisë kanë vërtetuar një fakt te tillë jam habitur, pohon ai. Kam njoftuar menjëherë policinë pohon Driza, por punëtori është mbajtur vetëm pak orë brenda ambienteve të komisariatit.
Ndërkohë një goditje tjetër e kam marrë edhe 5 vite më parë, thotë Driza, teksa punëtori që mbaja më afër më vodhi 17 milionë lekë, rroga të stafit. Edhe këtë herë policia na u gjend menjëherë, por hajduti doli pas dy muajsh.