Prania e insekteve e veçanërisht e mushkonjave është kthyer në një shqetësim serioz për pushuesit që frekuentojnë plazhet e Semanit dhe të Darzezës në këtë fillim sezoni veror. Sipas pushuesve fenomeni është tepër shqetësues vecanërisht gjatë orëve të para të mëngjesit dhe në mbrëmje, duke e kthyer relaksin në stres, teksa theksojnë nevojën urgjente për dezinsektim.
Plazhet e Semanit e të Darzezës janë të njohura për rërën kurative, ndërsa preferohen nga turistë të shumtë vendas e të huaj. Përgjegjësia për dezinsektimin e 27 km vijë bregdetare është e Institutit të Shëndetit Publik, e që për pushuesit duhet bërë sa më parë, për t’i dhënë fund këtij fenomeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *