Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin hyrës të qytetit të Fierit, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
3 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Në aksident janë përfshirë: një furgon, një BMW dhe një Passat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar specialistë të policisë rrugore.
Ende nuk dihet shkaku që mund të ketë çuar në përplasjen e tre automjeteve, ndërsa paraprakisht dyshohet që shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë një ndër faktorët e përfshirjes në aksident të tre automjeteve.
Nga ana e bluve është ndërhyrë edhe për disiplinimin e qarkullimit, në një aks me fluks lëvizjeje.
