Jakov Xoxa, një ndër personalitetet e letrave shqipe, është përkujtuar sot nga studiues, akademikë, dhe personalitete tëletërsisë, në 100- vjetorin e lindjes se tij.
Konferenca letraro- shkencore e paradites se 9 qershorit në mjediset e qytetit antik të Apolonisë, ishte pika kulmore e një sërë aktivitetesh maratonë të nisura ne kuadër të vitit përkujtimor të 100 – vjetorit të shkrimtarit Jakov Xoxa.
Për akademikun Shaban Sinani, Xoxa duhet të zërë vendin e merituar në piedestalin e letërsisë shqiptare, pasi për shumë kohë vepra dhe kontributi i tij u mbulua nga pluhuri i harresës.
Me emocione dhe krenari për kontributin dhe gjurmët e lëna ne letërsinë shqipe , shkrimtari u kujtua dhe nga i biri Agron Xoxa.
Për mbesën e shkrimtarit, Ajola Xoxa, hapja e dhomes muzeale ku Jakovi shkroi pjesën më të madhe të veprave te tij, do ti japë një tjetër dimension punës dhe veprës së Jakov Xoxës.
Viti në vijim është cilësuar si viti i shkrimtarit Jakov Xoxa dhe do te shoqërohet me evente të shumta në fushën e letërsisë e më gjerë.