Muzikë rrok por edhe disa kovera muzikorë të këngëve më të njohura italiane, patën mundësi të ndjekin nga afër vajza dhe gra të qytetit të Fierit. Aktiviteti u zhvillua në teatrin “Bylis” në kuadër të veprimtarive për 8 Marsin ,” Ditën ndërkombëtare te gruas. Një mesazh domethenës erdhi edhe nga artistët italiane , pjesë e këtij koncerti, që në esencën e vetë kishte figurën femërore dhe luftën e saj të pandalshme shoqerore për barazi gjinore.
“Vijmë këtu nga Kalabria me mbështetjen e konsulles së përgjithshme në Vlorë Iva Plamieri. Jemi ketu për të festuar për gruan në 360 gradë. Ne jemi 4 femra që luajmë muzikë rrok dhe publiku ynë sonte por edhe cdoherë në fokus kanë grate. Gratë për emancipimin , per lirinë e tyre dhe per autonominë . Dhe bashkë me to duhet te luftojnë edhe burrat, keshtu që burra e gra së bashku nëv këtë betejë për të drejta të barabarta.
.Duhet të falënderojmë publikun që na priti me ngrohtësi, ishte i mrekullueshëm. Ishte një kënaqësi që ishim këtu dhe mezi presim te rikthehemi sërish. Ativiteti u mundësua falë mbështetjes së Konsullatës Italiane në Vlore në bashkëpunim me Bashkinë Fier. Në mënyrë simbolike grave dhe vajzave iu është dhuruar edhe një buqetë me lule