Ujërat e lumit Gjanicë janë ndotur sërish nga derdhja e mbetjeve të naftës bruto të cilat kanë dalë në sipërfaqe si pasojë e  reshjeve intensive të nisura mbrëmjen e djeshme. Kjo situatë ka nxjerrë në terren inspektorët e mjedisit për të verifikuar nga afër pikat e ndotjes dhe shkaktarët e kësaj situate alarmante.

Sipas drejtorit të agjensisë rajonale të mjedisit , Denis Vogli , dyshohet se ndotja mund të jetë shkaktuar nga mbetjet historike të naftës të kompanive naftënxjerrëse që operojnë në zonë , teksa nuk ka përjashtuar edhe  mundësinë e një shkarkimi të qëllimshëm.

Edhe pse policia i ka shpallur luftë ndotjes se lumit Gjanicë një fenomen i përsëritur në këtë qytet duke vënë në pranga përgjegjësit e kompanive të naftës që operojnë në zonë, dhe që  shkarkuan ndotjet në lumë duke prishur sistemin ekologjik të tij, ky shqetësim vijon të jetë ende i pranishëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds