Prej dy javësh Lumi Gjanicë në Fier është në nivel ndotje alarmante. Ujërat e tij janë të mbushura me llumërat e naftës dhe vajit.

Nga Ballshi deri në Seman, uji i lumit ndotet nga hidrokarburet dhe fabrikat e përpunimit të vajit të ullirit,  problematikë shumëvjecare ende e pazgjidhur.

Uji është i zi dhe me aromë të rëndë, kryesisht në segmentin lumor në qendrën e qytetit.

Banorët te shqetësuar për situatën fajësojne shtetin , sipas të cilëve është në dijeni të gjëndjes dhe nuk merr masa.

Shoqatat e ambientalisteve ndihen të pafuqishme për të parandaluar gjëndjen, por edhe pse e kanë gjetur çfare e shkakton atë, nuk ndryshojne asgjë.

Qani Rredhi, drejtues i shoqatës së ambientalistëve të Zharrëzës pohon se përveç derdhjeve nga fabrikat e vajit, ne Gjanice shkarkojnë sasira të mëdha naftë në mënyrë të pakontrolluar edhe kompanitë e naftës, ndërsa pika më e nxehtë ndotëse mbetet Ofiçina e Vjetër në Patos. Sipas tij edhe pse Ambientalistët kane njoftuar Agjensinë Rajonale të Mjedisit, duke faktuar edhe emrat e firmave ndotëse, por fajin nuk e merr askush përsipër.

Prej 20 vjetësh lumi Gjanicë ndotet veçanërisht nga mbetjet e naftës të cilat shkarkohen ne det.

Investimi miliona eurosh që është bërë në qendër të qytetit për pastrimin e tij, nuk ka asnjë vlerë në kushtet kur lumi është kthyer në vendgrumbullimin e çdo mbetjeje të lëngshme  që ka zhdukur  të gjitha gjallesat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds