Një automjet tip ‘’Mercedes benz’’ ka marrë flakë në qendër të qytetit të Fierit paraditen e sotme, pranë teatrit ‘’Bylis’’
Sapo drejtuesi është future brenda në makinë dhe ka tentuar të ndezë mjetin, makina pas një shpërthimi të papritur është përfshirë nga flakët , teksa drejtuesi ka mundur të dalë menjëherë prej tij, fatmirësisht pa probleme shëndetësore.
Qytetarët që kanë parë këtë shpërthim, nuk kanë vënë re person të tretë që të afrohej perpara se makina të merrte flakë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur fikjen e flakëve dhe mospërhapjen e tyre te automjetet e tjera të parkuara pranë mjetit në fjalë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qënë një shkëndijë elektrike.
Specialistët për hetimin e krimeve kanë marrë provat për të zbardhur më tej shkaqet e vërteta të ngjarjes.