Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”. Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza ngaSpecialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier të cilët në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se 1 shtetas shiste lëndë narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga në rrugën kryesore të fshatit Poro, shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në fshatin Poro që shiste doza cannabisi në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit.

Sekuestrohen doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, 2 celularë, automjeti që drejtonte si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 18 doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, 2 celularë dhe një shumë

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky e shtetas siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds