Është mbajtur këtë të premte mbledhja e radhës e këshillit bashkiak  Fier, në rendin e ditës së të cilës ishin 16 pika.

Këshilltarët kanë miratuar me shumicë kartonash pikat e rendit të ditës mes të cilave krijimin e komisioneve të përhershme  të këshillit , si dhe rishikimin e rregullores së funksionimit të këshillit , projektvendim për dhënien e ndihmës ekonomikie nga fondi i 6% për majin 2023, projektvendim për pranimin në shtepinë e të moshuarve si dhe për trajtim me ndihmë financiare.

I pranishëm në mbledhje , kreu I bashkisë së Fierit Armando Subashi është ndalur tek mitatimi I buxhetit të bashkisë për vitin  2023 dhe projekt vendimi për mitratimin e projekdokumentit të programit buxhetor afatmesëm

Më pas këshilltarët kanë diskutuar dhe  miratuar projektvendimin për shpërndarjen dhe përdorimin e fondit të kushtëzuar për emergjencat civile, shtyrjen e afatit mbi strukturën dhe nivelin e taksave dhe tarifave vendore të vitit 2023, miratimin e komisionit të strehimit etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds