Këtë fundjavë është celur zyrtarisht me një sërë aktivitetesh kulturore e artistike, sezoni veror në bregdetin e Semanit dhe të Darëzezës. Kryetari i bashkisë Armando Subashi, i pranishëm në ceremoninë e çeljes së sezonit është shprehur se gjatë 4- vjecarit të ardhshëm zhvillimi i turizmit do të jetë prioritet për t’u ofruar pushuesve vendas e të huaj kushte sa më komode.
Subashi është ndalur edhe te siguria në plazh teksa ka theksuar se janë marrë të gjitha masat për kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare që do të survejojnë gjithë vijën bregdetare.
Zhvillimi i zonave bregdetare do të jetë në funksion të plotë të paketës turistike që ofron Fieri së bashku me turizmin arkeologjik. Plazhet e Semanit dhe Darëzezës preferohen edhe gjatë dimrit nga turistë të huaj ndërkohë që rëra kurative dhe pylli me pisha i bën këto vija bregdetare ndër më të preferuarat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds