Virozat e stinës kanë prekur një numër të konsiderueshëm fëmijësh në qytetin e Fierit ku çdo ditë paraqiten në urgjencën e pediatrisë rreth 50-60 fëmijë.
Sipas mjekes pediatre Albana Haxhiu virozat janë një trend në rritje në këtë periudhë të vitit jo vetëm për shkak të luhatjeve të temperaturave, por edhe si pasojë e ndryshimit të paternit klinik të virozave.
“Nëse në fillim të vitit ka pasur viroza të aparatit respirator, tani ka raste të entero virozave “
Po sipas mjekes pediatre simptomat virale të fëmijevë janë: temperatura e lartë dhe dehidrim duke dhënë këshilla për konsum të lëngjeve.
Mjekja pediatre ka pohuar gjithashtu se raste të rënda nuk ka patur ndërkohë që shtrimet në spital shkojnë deri në 10 raste në ditë.
