Në kuadër të operacionit të koduar policor  u vu në pranga shtetasi me iniciale  R. M., banues në fshatin Sulaj, Fier

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas informacioneve të siguruara në rrugë operative në afërsi të fshatit Sulaj, kapën dhe vunë në pranga shtetasin  me iniciale R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Sulaj, pasi ndaj tij Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

U  finalizua më sukses nga Komisariati i Policisë Fier operacioni i koduar “Tentativa” me  arrestimin  e këtij shtëtasi të shpallur në kërkim.

Ky shtetas në vitin 2021 ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin  me iniciale P. P., në fshatin Sulaj, Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestoi shtetasin me iniciale R. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds