Nje ngerc institucional ndermjet bashkise Patos dhe inceneratorit te Fierit ka bere qe prej disa ditesh , mbetjet urbane te kesaj bashkie te depozitohen ne nje hapesire prane ish – fushes se mbetjeve ne Sheqishte. Sipas drejtorit te agjensisw se sherbimeve publike prane bashkise Patos Artiol Hoxha kjo eshte nje situate e perkohshme e cila do te marre zgjidhje te menjehershme pas negociatave me administratorin shteteror te inceneratorit Farudin Arapi.
Per disa dite me radhe punonjesit e inceneratorit te Fierit bojkotuan punen duke mos lejuar hyrjen e automjeteve qe kryejne shkarkimin e mbetjeve urbane te 6 bashkive te qarkut. Burime prane inceneratorit bejne me dije se pagat e tre muajve tashme kane kaluar dhe depozitimi i mbetjeve do te vijoje normalisht ne hapesirat e inceneratorit.