Banorët e fshatit Poro të njësisë administrative Levan, Bashkia Fier zhuriten për pikën e ujit sa herë që vjen stina e nxehtë e verës. Ata të zemëruar thonë se kjo situatë vazhdon deri në fund të muajit shtator. “Ujë kemi dy herë në ditë nga 1 deri 2 orë por nuk mjafton”.

Banorët  pohojnë se problem tjetër për ta janë edhe ujrat e zeza të cilat kalojnë në kanale anës rrugës e kundërmojnë aromë të rëndë duke rrezikuar të kthehen në burim infeksioni.

Ndërkohë, Drejtori i UKF Petrit Kanani,  ka pohuar se në këtë zonë ka vetëm një pus uji që furnizon  8 fshatra dhe cdo vit në stinën e verës sasia e ujit që konsumohet është e madhe dhe prandaj u kemi vendosur furnizim me ujë me grafik, orar, por  banorët nuk duhet ta shpërdorojnë ujin e pijshëm për të vaditur të mbjellat e tyre.

Fshati Poro dikur ka pasur 200 familje ndërsa sot nuk numëron as 50 të tilla, pasi  mungesa e investimeve në infrastrukturë i ka detyruar që të gjejnë zgjidhje jetese jashtë kufijve të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds