Ne rrugën pranë fshatit Sheqishtë të Fierit, dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Përplasja qe e fortë dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona të cilet janë transportuar menjëherë për në spitalin e fierit.
Mjekët bëjnë me dije se te aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacioni që na dërgon gazetari ynë Ervis Kuci, i cili ka qënë në vendin e ngjarjes, dëmet materiale jane të shumta ndërkohë që automjeti tip golf ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Ekspertët e policisë rrugore kanë mberritur në kohë pranë të dëmtuarve dhe njëherësh me ndihmën e parë ndaj tyre,po punojnë për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.
Aksidenti ndodhi rreth orës 18:30, në fshatin Sheqishte, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, i cili ka qënë i parkuar në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i benzit dhe pasagjeri,shtetasi D. L.30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds