Fieri e ka kthyer në traditë festën e grurit, e cila bëri bashkë kultivues, prodhues të bukës dhe konsumatorë. Një motorr promovimi për këtë sektor të rëndësishëm, që vazhdon të përballet me probleme, është edhe kjo menyrë e zgjedhur nga organizatorët që synojnë t'i japin më shumë vëmendje rolit të bujkut e mekanizatorit, që përherë kërkojnë mbështetje.  Sipas fermerëve prodhimi i grurit këtë vit ka qënë i paktë, ndërsa shtojnë se ky sezon është më i keq se ai i vitit të kaluar pasi cmimi i grurit ka rënë në treg, ndërsa gruri i importit e dominon atë. Prodhuesit e grurit dhe të bukës pohojnë se  cmimi nga 4-5 mijë lekë për kuintal, që ka qënë një vit më parë, tani shitet me 2500 lekë, teksa kanë theksuar se me këtë cmim nuk e përballojnë dot koston. Negativisht kanë ndikuar edhe kushtet atmosferike. 

Sink 

Duke iu bashkuar shqetësimit të fermerëve ,  kreu i grupit parlamentar të PS dhe njëherazi , drejtuesi politik i Qarkut Fier Taulant Balla është shprehur se për t'iu ardhur në ndihmë, bashkia e Fierit do të ndërtojë pika grumbullimi me kapacitet mbi 900 mijë tonë, ndërsa përsa  u përket ankesave të fërmerëve për cmimin e grurit, Balla është shprehur për pamundësinë për të ndërhyrë në kërkesë- ofertat që rregullojnë tregun. 



Per kryebashkiakun Subashi Fieri ka resurse të mëdha që promovohen në të tilla festa, që gjithmonë e më shumë vlerësohen nga qytetarët. Festa e grurit organizohet për të 4 vit në zonën e Pojanit në afërsi të qytetit antik të Apollonisë, duke e kthyer Fierin ndër qytetet që i bën jehonë prodhimit të dridhit vendas e duke ju bashkuar thirrjeve për të konsumuar sa më shumë produkte shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds