Policia kufitare greke ka njoftuar palën shqiptare se rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Sipas njoftimit të policisë, lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds